Në kuadër të muajit Tetor, Muajit të Ndërgjegjësimit për Sindromën Down, Fondacioni Down Syndrome Albania organizon edhe këtë vit Buddy Walk Tirana.
E Shtunë, 8 Tetor
Ecja- Nisja nga Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" dhe mbërritja tek "Tirana Sport Zone", Sheshi Nënë Tereza, duke pasuar me një program argëtues
Për herë të parë Shqipëria do të prezantohet në Garat Ndërkombëtare të Individëve me Sindromën Down, Trisome Games 2016, që do të mbahen në Firence të Italisë. Trisome Games janë gara sportive të sporteve të ndryshme si noti, atletika, xhudo etj për individët me Sindromën Down.
AMC mbeshtet Down Syndrome Albania me cdo postim, koment, foto, check-in etj... ne te gjithe rrjetet sociale duke shtuar HASHTAG-un #AMCDSA
Fondacioni Down Syndrome Albania, me 21 Mars, diten Boterore te Sindromes Down, nenshkruan marreveshje mirekuptimi me institucione shendetesore publike dhe private.
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), ne kuader te Tetorit, Muajit te Ndergjegjesimit per Sindromen Down, me dt 25 Tetor, ora 20:00 organizon ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit nje program/koncert operistik, mundesuar fale angazhimit te posacem si ambasador i kauzes te personave me sindromen Down ne Shqiperi, tenorit shqiptar me fame boterore, Z.SAIMIR PIRGU dhe me kontributin e vyer te T.K.O.B, maestro Zhani Cikos, sopranos Mariana Leka, mezzo sopranos Vikena Kamenica, baritonit Armand Likaj dhe orkestres sinfonike te TKOB.