Terapi fizike, psikomotricitet dhe hidroterapi
Fizioterapia është një shërbim i cili synon rehabilitimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me çrregullime të lëvizjes dhe për personat me aftësi të kufizuara, ku përfshihen gjithashtu vështirësitë emocionale dhe psikosociale.
Fizioterapia ka të bëjë me vleresimin,parandalimin dhe trajtimin rehabilitues.Fizioterapia ofron shërbime terapeutike në shumë specialitete si në neurologji, pediatri,ortopedi-traumatologji,reumatologji,geriartri, dëmtime sportive etj.Fizioterapia merret me trajtimin e çrregullimeve dhe lëndimeve të sistemit muskulo-skeletik dhe nervor por edhe meçrregullime kardio-pulmonare.
Ky shërbim mund të ofrohet tek çdo person me këto vështirësi që në moshë të hershme,madje edhe nga mosha 2-3 muajshe, duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë të mënyrave për trajtimin e çrregullimeve të lindura ose të fituara të zhvillimit neuromuskular dhe skeletor. Trajtimi përfshin ushtrimet terapeutike,riedukimin neuromuskular, stimulimin elektrik të muskujve dhe ushtrime specifike. Trajtimi përqëndrohet në përmirësimin e aftësive motorrike,ekuilibrin dhe koordinimin e lëvizjeve.