Terapi në grup

Terapi në grup

Terapia në grup përfshin terapinë me më shumë së një fëmijë. Pra përbëhet nga 2 deri në 4 fëmijë. Një terapi e tillë është një mjet i fuqishëm kur adresohen nevojat e fëmijëve. Terapia në grup jep siguri dhe zvogëlon përvojën e kërcënimit emocional. Terapia në grup është shumë efektive në trajtimin e fëmijëve më aftësi të kufizuara sepse ajo përmirëson ndërveprimin social dhe nxit emocionet.

Qëllimet e terapisë së grupit janë:
• Inkurajimi i fëmijëve për të mësuar nëpërmjet përvojave me fëmijë të tjerë
• Inkurajimi i ndërveprimeve pozitive sociale dhe bashkëpunimi
• Ndihmon fëmijët të zhvillojnë besim
• Krijimi i mjediseve të qëndrueshme sociale për fëmijët
• Fuqizimi i një fëmije për të kontribuar në grup
• Eliminimi i pengesave fizike dhe psikologjike ndaj ndërveprimit social
• Kuptimi i përfitimeve dhe gëzimi i ndërveprimit

Nga terapia në grup mund të përfitojnë të gjithë grupmoshat. Terapia e grupit është përdorur me një gamë të gjerë njerëzish që kanë çrregullime duke përfshirë kushtet psikosomatike, aftësitë e ndjeshme (vizuale dhe dëgjimore), dëmtimet neuromuskulare dhe ortopedike, fëmijët me sindromën Down, në spektrin e autizmit apo sfida të tjera në zhvillim dhe në të nxënë.