Terapi me metodën Floortime

Terapi me metodën Floortime

Metoda DIR/Floortime është e përgatitur për çdo fëmijë dhe përfshin familjet në mënyrë shumë intensive. Metoda është e bazuar mbi ndryshimet individuale të zhvillimit dhe të marrëdhënieve (DIR)dhe është e organizuar rreth katër boshteve kryesore:
1. Niveli i funksionimit dhe zhvillimit emocional që fëmija ka arritur (Zhvillimi)
2. Ndryshimet individuale në mënyrën sesi sistemi nervor i fëmijës punon, me fokus në sesi këto ndryshime ndikojnë në procesimin e informacionit dhe planifikimin motor (Ndryshimet Individuale)
3. Tipi i ndërveprimeve që fëmija vendos me prindin apo kujdestarët e tjerë, familjen, komunitetin (Baza tek Marrëdhënia)
4. Modeli i ndërhyjes në grup/ekip, në të cilin ekspertët e secilës fushë në të cilën fëmija ka vështirësi, punojnë së bashku për të realizuar progresin e fëmijës.

Floortime konsiderohet si përbërësja më e rëndësishme e metodës DIR dhe fokusohet në një proces të mësuari nëpërmjet ndërveprimeve emocionalisht domethënëse të cilat inkurajojnë 6 aftësitë bazë të zhvillimit. Kjo përfshin lojë të udhëhequr e përsëritur disa herë në ditë nga prindërit dhe rregullisht e supervizuar nga një ekspert.

Parimet e DIR të cilat duhet të respektohen gjithmonë janë:
• Të ndiqet drejtimi i fëmijës dhe të mbështetet iniciativa e tij
• Të fokusohet në vëmendjen e përbashkët
• Të mbyllë rrathët e komunikimit, të krijojë zgjidhje të problemeve gjysëm të strukturuara
• Të vendosë përballë sjelljeve të përsëritura pengimin hokatar (nëpërmjet lojës)
• Të mbështesë vëmendjen pamore, të punojë me imitimin etj.

Floortime përfaqëson një standart të ri trajtimi, nga i cili mund të përftojnë të gjithë fëmijët, për të nxitur zhvillimin emocional, social, komunikimin, të menduarin dhe sjelljet positive të fëmijës.