Kursi i autonomisë sociale për adoleshentë dhe të rritur
Autonomia sociale është e rëndësishme për gjithëpërfshirjen sociale, për të pasur një punë dhe një profesion, për një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse.
Ky kurs synon të përshtasë aftësitë e individëve për të qënë të pavaur çdo ditë të jetës së tyre, të orientohen në kohë dhe hapësirë, të ndërtojnë identitetin e tyre dhe të jenë të aftë të realizojnë qëllimet e tyre.
Fushat të cilat ndërhyn autonomia sociale janë:
1. Komunikimi: - është i rëndësishëm për të ditur si të pyesin; si të japin informacione personale; si të përdorin telefonat për të komunikuar, etj
2. Orientimi në rrugë: - është i rëndësishëm për të ditur të kalojnë rrugën në vijat e bardha; të njohin semaforin dhe ta përdroin atë në përditshmërinë e tyre.
3. Njohja dhe përdorimi i mjeteve të transportit publik: - është i rëndësishëm për tu orientuar në qytet dhe për të lëvizur në mënyrë të pavarur.
4. Njohja dhe përdorimi i parave: - përfshin njohjen, numërimin dhe parashikimin e shpenzimeve duke kryer blerje personale apo edhe blerje për shtëpi.
5. Përgatitja për pushime: - ndihmon pjesëmarrësit të arrijnë tëpërgatiten vetë për pushime përfshirë; përgatitjen e valixhës; prenotimin e vendit të fjetjes; udhëtimin etj.
Autonomia sociale përfshin moshat nga 14 deri në moshën 30 vjeç. Mund të trajtojë dhe të ndihmjë të gjithë personat që kanë vështirësi në fusha të ndryshme të zhvillimit siç janë: zhvillimi fizik, zhvillimi social-emocional, zhvillimi i komunikimit dhe të folurit dhe zhvillimi intelektual.