Lajmet e fundit

"Edhe unë jam vepër arti"- Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Këshilli i Europës në bashkëpunim me Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionin Down Syndrome Albania, do të hapë ekspozitën: "Edhe unë jam vepër arti", në Strabourg, Francë. 

 Fotot e fëmijëve me sindromën Down, të cilat paraqesin pikturat e famshme të artit botërorë, do të ekspozohen nga 2 Dhjetori 2016 deri më 9 Janar 2017, pranë ndërtesës Agora, Këshilli i Europës. 

Ekspozita do të shenjojë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar (3 Dhjetor 2016).

"Edhe unë jam vepër arti" është një ide e realizuar nga fotografja shqiptare Soela Zani, në bashkëpunim me Fondacionin Down Syndrome Albania dhe kostumografen Lilo Shehu. 

Ekspozita konsiton në konvertimin e 18 pikturave të famshme, siç është The Infant Samuel”, “Harriet Ann Seale”,  “Master John Heathcote”, “Child with Dove” etj., në foto, ku personazhet e pikturave janë zëvendësuar nga fëmijët me sindromën Down. 

Belkisa Pillati under “Clara Serena Rubens”, work of Peter Paul Rubens