Asistenca për prindërit e rinj

Asistenca për prindërit e rinj

Të mësuarit se fëmija juaj ka sindromën Down nuk është një gjë e lehtë për askënd që të përballet, dhe tani ju me siguri mund të jeni duke përjetuar një vorbull emocionesh, të cilat nuk do dini si t’i emërtoni. Ndërsa gjithsecili nga ju ka mënyrën e vet të të përballurit me diagnozën e fëmijës tuaj, reagime të caktuara janë të zakonshme tek prindërit e rinj apo tek ato që janë në pritje të një fëmije me nevoja të veçanta.

Për shumicën e prindërve, periudha menjëherë pas diagnozës është e mbushur me pasiguri dhe dyshim. Për shembull, ju mund të jeni të shqetësuar për mënyrën se si gjendja e fëmijës tuaj do të ndikojnë në rritjen e tij dhe nëse ju do të jeni në gjëndje për t’u marrë me të gjitha përgjegjësitë e rritjes së një fëmije me nevoja të veçanta. Nëse fëmija juaj ka komplikime shëndetësore, ju mund të keni frikë dhe shqetësimet të tjera. Është e natyrshme që të përjetoni ndjesi si mohim, zemërim dhe fazat e tjera të pikëllimit gjatë periudhës së përshtatjes me lajmin se fëmija juaj ka sindromën Down. Edhe për prindërit që e kanë ditur paraprakisht se ato ishin në një rrezik më të lartë për të pasur një fëmijë me sindromin Down, ose kanë marrë një diagnozë pozitive, pranimi mund të jetë i vështirë, ose, në pamje të parë, duket gati si i pamundur. Megjithatë duhet të dini diçka se çdo gjë që ju mund të përjetoni është normale ne faza te caktuara. Më e rëndësishmja, është se ju duhet me patjetër të dini se ju nuk jeni vetëm.

Ka shumë burime në dispozicion për mbështetjen e prindërve të rinj të fëmijëve me sindromën Down. Ndërhyrja në kohë dhe mbështetja e duhur çon në uljen e intensitetit të emocioneve të trishtimit apo merzitjes dhe vendin e tyre t’a zënë ndjenjat e reja pozitive. Një nga mënyrat më të mira për të rikthyer inkurajimin dhe sigurinë janë grupet e mbështetjes së prindërve të tjerë të cilët kanë fëmijëve me sindromë Down. Shpesh (per te mos thene gjithmone), prindërit e tjerë mund t’ju ndihmojnë të shikoni përtej diagnozës së fëmijës suaj duke u fokusuar tek kënaqësitë dhe gëzimet e të qenit prind. Ata kanë përjetuar të njëjtat ndjesi siç edhe ju jeni duke kaluar aktualisht, dhe mund të jenë një burim i paçmuar mbështetje.

Një nga mënyrat më të mira për të takuar prindërit e tjerë që kanë fëmijë me sindromë Down është duke u bërë pjesë e Fondacionit tonë, ku mund të njiheni me grupin prindëror mbështetës. Këto grupe mund t'ju ofrojnë një forum të shkëlqyer për ndarjen e ndjenjave dhe shqetësimeve tuaja si prindër të rinj, si dhe një mundësi për të mësuar nga përvojat e të tjerëve që kanë qenë në vendin tuaj. Të mësuarit më shumë për sindromën Down mund t’iu ndihmojë për të lehtësuar disa nga pasiguritë tuaj, dhe grupet e përkrahjes prindërore janë një vend i duhur për të fituar njohuri mbi sindromën Down. Përveç kësaj për të siguruar mbështetje emocionale, prindërit e tjerë dhe psikologu i qendrës Down Syndrome Albania mund t’iu rekomandojnë burime të rëndësishme informacionesh rreth sindromës Down që t’ju ndihmojë të kuptojnë terminologjinë e re.

Down Syndrome Albania ka një rrjet prej më shumë se 100 prindërish. Përveç takimeve të herë pas hershme të grupit të mbështetjes, ne ofrojmë një gamë të gjerë të programeve dhe shërbimeve për individët me sindromën Down dhe familjarët e tyre, të tilla si programet e ndërhyrjes së hershme, këshillim individual me psikologun ,gjithëpërfshirja si dhe aktivitete sociale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Anëtarësimi në grupin e mbështetjes mund të sigurojë përfitime për ju dhe familjen tuaj tani dhe në të ardhmen, kështu që ne ju inkurajojmë të na kontaktoni.