Kursi i gjuhës dhe i matematikës

Kursi i gjuhës dhe i matematikës

Ky kurs synon t'u mësojë fëmijëve konceptet kryesore që lidhen me elementët e gjuhës shqipe si dhe përvetësimin e njohurive bazë në fushën e matematikës.

Në kursin e gjuhës u kushtohet rëndësi koncepteve më të rëndësishme të gjuhës shqipe që lidhen me kategoritë e emrit, foljes, mbiemrit, përemrit, ndajfoljes etj. Logjikisht fillohet nga më e lehta tek më e ndërlikuara. Shkallë-shkallë formohen konceptet gramatikore, rritet aftësia e fjalëve, fjaliformuese sipas rregullave të gjuhës shqipe, kalohet nga fjalitë e thjeshta tek më të vështirat, etj.

Shprehitë praktike për mësimin e gjuhës shqipe mbështeten prej një numri të madh e të larmishëm ushtrimesh. Ato janë të ndarë në disa kategori:
• Ushtrime të drejtpërdrejta me përgjigje pohuese apo mohuese
• Ushtrime me vende bosh që kërkojnë të plotësohen
• Ushtrime alternative me disa përgjigje
• Ushtrime të ndara në pjesë që kërkojnë plotësim fjale ose fjalie
• Ushtrime me vendosje fjalësh në mënyrë të çrregullt, me defekte gramatikore që kërkojnë vëmendje dhe asimilim të rregullave të mësuara
• Ushtrime në formë dialogesh ku është dhënë vetëm njëra alternativë etj.

Kursi i matematikës synon të ndihmojë fëmijët të përvetësojnë njohuritë bazë në fushën e matematikës siç janë:
• Numërimi
• Njohja e numrave
• Sasitë
• Mbledhja
• Zbritja
• Pjesëtimi
• Shumëzimi
• Njohja e formave gjeometrike

Ky kurs ofrohet nëpërmjet metodës Numicon, një metodë e njohur për mësimin e aftësive matematike tek fëmijët me vështirësi në zhvillim.

Në kursin e gjuhës dhe matematikës përfshihen fëmijë që në moshën 4 vjecare.