Kursi i autonomisë personale për fëmijët 3-13 vjeç
Autonomia personale ka të bëjë me zhvillimin ose ruajtjen e aftësive praktike të jetesës së përditshme.
Në këtë kurs punohet me programet që nxisin vetëdijen personale dhe vetëvlerësimin në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetesës së vetë individit. Nëpërmjet këtij kursi fëmijët mësojnë aftësi të reja, të tilla si:
• Vetëkujdesi për higjenën: Larja e duarve, higjena e gojës, procesi i tualetit, procesi i dushit, etj
• Proceset e veshje- zhveshjes dhe identifikimin e zgjedhjen vetë të veshjes
• Proceset e ushqyerjes së pavarur dhe të kujdesit për mjedisin e kuzhinës: përgatitja e një vakti të thjeshtë; shtrimi i tavolinës, etj
• Kujdesi për ambientin e ndenjes, i fjetjes, etj.
Ekipi i specialistëve ndërhyn aty ku është më e nevojshme, bazuar në nevojat e fëmijës. Autonomia personale mbetet gjithmonë objektivi themelor që ndiqet në punën me fëmijët dhe për këtë qëllim ky kurs ndihmon të gjithë pjesëmarrësit për të qenë sa më të pavarur.