Vlerësime nga ekipi multidisiplinar
Procesi i vlerësimit është ndër proceset më të rëndësishme. Ky proces realizohet në disa faza;
1-faza e parëështë vëzhgimi i fëmijës në ndërveprim me persona të ndryshëm dhe në mjedise të ndryshme;
2- faza e dytë përfshin intervistën e detajuar me prindërit dhe
3- faza e tretë përfshin prova të drejtpërdrejta me fëmijën
Vlerësimi i fëmijës kryhet nga ekipi multidisiplinar i cili përbëhet nga: mjek psikiatër infantil, mjek neurolog, psikolog klinik, logopedist, fizioterapist, teknicieni i terapisë ABA dhe psikologu klinik i fokusuar tek prindërit dhe marrëdhëniet e tyre. Vlerësimi realizohet përpara fillimit të marrjes së shërbimeve terapeutike dhe përcakton nevojën e fëmijës për shërbime specifike si dhe frekuencën e marrjes së këtyre shërbimeve, pra programin terapeutik.
Po i njëjti ekip bën dhe rivlerësim të fëmijës gjatë vitit.