Lajmet e fundit

21 Mars, dita Boterore e Sindromes Down

Fondacioni Down Syndrome Albania, me 21 Mars, diten Boterore te Sindromes Down, nenshkruan marreveshje mirekuptimi me institucione shendetesore publike dhe private.

 

Te nderuar perfaqesues te medias,
Te dashur gazetare,
Sic dhe mund te jeni ne dijeni sot eshte 21 Mars, Dita Boterore e Sindromes Down. Ne kuader te kesaj dite me fokus “Shendetin dhe mireqenien e personave me sindromen Down”, fokus ky i diktuar nga Organizata Down Syndrome International per 21 Mars 2014, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), i pari dhe i vetmi ne llojin e tij ne vend, njofton se ka arritur marreveshje mirekuptimi te rendesishme me 2 maternitetet ne Tirane (“Koco Glozheni” dhe “Mbreteresha Geraldine” si dhe me dy spitalet private me te medha ne vend: Spitalin Amerikan dhe Spitalin Hygeia.

Keto marreveshje do te nenshkruhen neser, ne konferencen shkencore “Shëndeti dhe Mirëqenia: Kujdes dhe Barazi për të gjithë” qe qendrat me ne fokus sindromen Down ne Shqiperi, Organizata Down Syndrome Kosova dhe Fondacioni Down Syndrome Albania organizojne, tek Hotel Rogner, Salla Viena, nga ora 09:30 – 17:00. Ne kete konference ka konfirmuar pjesemarrjen e tij dhe Ministri i Shendetesise, Z. Ilir Beqaj qe do te mbaje fjalen e tij ne oren 10:00.

Fondacioni yne e shikon bashkepunimin me institucionet shendetesore si nje nga format kryesore per realizimin e politikave per mbeshtetje sociale, edukative, ne fushen e te drejtave te njeriut, shendetesise dhe edukimit te personave me sindromën Down dhe familjareve te tyre.

Bazuar ne Konventen e te Drejtave te Njeriut dhe Konventen e te Drejtave te Personave me Aftesi Ndryshe ne i konsiderojme shume te rendesisheme marreveshjet dhe bashkepunimet me institucionet dhe palet e tjera te interesit per te kontribuar ne promovimin dhe perkrahjen e te drejtes legjitime te pranimit, perfshirjes dhe integrimit te personave me sindromën Down.

Nepermjet marreveshjes se mirekuptimit ndermjet DSA dhe dy materniteteve ne Tirane, me ane te nje bashkepunimi dhe komunikimi te vazhdueshem palet bien dakord per t’ju ardhur ne mbeshtetje prinderve te rinj te femijeve me sindromen Down, te cilet do te kerkojne te dine me teper mbi jeten e re qe i pret dhe nevojat qe femija i tyre ka per ta ndihmuar ne zhvillimin e potencialit te tij/saj me qellim aftesimin per nje jete te pavarur dhe gjitheperfshirese.

Po ne kuader te mbeshtetjes te personave me sindromen Down ne Shqiperi, dhe familjareve te tyre, DSA arriti te nenshkruaje marreveshje 3 vejcare me dy spitalet private kryesore ne vend, sipas te cilave personat me sindromen Down, duke u pajisur me nje karte anetaresimi individuale prane DSA dhe duke e paraqitur ate prane ketyre spitaleve, do te mund te perfitojne viziten/konsulten me mjekun pa pagese si dhe 30% zbritje ne te gjitha ekzaminimet e tjera diagnostikuese.

Marreveshjet me keto dy institucione shendetesore private, DSA i nenshkroi per te ofruar nje “sherbim sipas zgjedhjes dhe vlere te shtuar”, por dhe ne kuader te nje prej synimeve te saj, ai i fillimit te regjistrimit te personave me sindromen Down qe jetojne ne Shqiperi. Kjo eshte dhe arsyeja thelbesore pse personi me sindromen Down duhet te paraqitet bashke me familjaret e tij per tu regjistruar ne databazen tone dhe per te marre (FALAS), karten e personalizuar per te perfituar nga gjeneroziteti i spitalit Amerikan dhe Hygeia, te cilet duam t’i falenderojme publikisht.

Gjejme me vend ketu per t’ju bere me dije, qe paralelisht me punen tone per te ndergjegjesuar, advokuar per kauzen e personave me sindromen Down, po punojme dhe per celjen e “Qendres te sherbimeve terapeutike dhe te aftesimit per jeten” per femijet dhe personat me sindromen Down.

Duke ju falenderuar dhe juve per punen dhe mbeshtetjen tuaj ne promovimin e punes tone, qe lajmi te shkoje ne cdo shtepi ku jeton nje person me sindromen Down, ju urojme pune te mbare!

Me respekt,
Emanuela Pepkola Zaimi
Themeluese e Down Syndrome Albania