Në kuadër të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down

Në kuadër të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks) 2024 - 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks), është një fushatë simbol në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down. 

Pjesëmarrja në këtë fushatë rrit ndërgjegjësimin ndaj të drejtave dhe nevojave të individëve me sindromën Down; dëshmon mbështetje ndaj kauzës së tyre dhe tregon solidaritet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

Lexo më shumë

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks) 2020 - 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

"Down Syndrome International (DSI)" dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" (DSA) ftojnë këdo në mbarë botën të veshin "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" më 21 mars 2020, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Duam që njerëzit të flasin mes tyre për 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD)!

Ne mund ta bëjmë këtë nëse të gjithë veshim çorape ... POR JO NJË PALË ÇORAPE ÇFARËDO... vishni çorape nga fushata zyrtare "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE 2020" (Lots of Socks Campaign), çorape të gjata, çorape me dizenjo të veçantë, ose edhe 3 çorape (për 3 kromozome). Nëse ju zakonisht nuk vishni çorape, atëherë vishini ato në këtë ditë.
Zgjedhja është e juaja, por ju kërkojmë që të bashkoheni me ne duke veshur diçka për të cilën njerëzit do t'ju pyesin dhe në këtë mënyrë ju mund t'ju flisni mbi Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).

Është e lehtë për t'u bërë. Kudo që të jeni, në shtëpi, çerdhe,kopësht, shkollë, universitet, punë, palestër, në udhëtim, me pushime apo kudo tjetër, bashkohuni me ne!

Më 21 mars 2020, vishni "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" dhe ftoni të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

Lexo më shumë

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks) 2016 - 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

Porosisni çorapet tuaja deri me 10 Mars për 600 lekë/pala në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose +35568804222
"Down Syndrome International (DSI)" dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" (DSA) ftojnë këdo në mbarë botën të veshin "ÇORAPET E SHUMTA SHUMËNGJYRËSHE" më 21 mars 2016, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Duam që njerëzit të flasin mes tyre për 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD)!

Më shumë

Artikuj te tjere...

  1. 21 Marsi, DBSD 2014