OSCE mbështet shërbimet terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara
Prezenca e OSCE në Shqipëri ka dhuruar një fond të konsiderueshëm për ofrimin e sherbimeve terapeutike të 38 fëmijëve me aftësi të kufizuara të Fondacionit Down Syndrome Albania përgjatë vitit 2019.
Në emër të prindërve dhe stafit të DSA shprehim mirënjohje dhe falenderime të përzemërta për këtë kontribut të vlefshëm të OSCE!

Foto e ditës së djeshmë gjatë vizitës në DSA të stafit të Prezencës së OSCE në Shqipëri.
Z. Robert Wilton - Zv.Ambasador i OSCE
Zj. Arianna Briganti - Shefe e Departamentit për Qeverisjen e Mirë
Zj. Megi Mazreku - Asistente e Departamentit për Qeverisjen e Mirë