Kartolinat e fundvitit

Uro "Gëzuar 2020!" me kartolinat tona dhe mbështet fëmijët që i kanë realizuar!

Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës. Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2020 janë gati! Porositini!
 

Të ardhurat nga shitja e kartolinave na ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve tona terapeutike për fëmijët më në nevojë që frekuentojnë qendrën tonë të shërbimeve "PRO PAK" e cila ofron për momentin shërbime për rreth 70 fëmijë dhe individë me aftësi të kufizuara dhe me sfida në zhvillim.

Versionet e gatshme të këtij viti i gjeni me poshtë. Janë punime të bëra nga fëmijët e Qendrës tonë gjatë programeve terapeutike. Modelet e kartolinave tona përgatiten nga fëmijët me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim me ndihmën e terapistëve të tyre. Më pas këto modele fotografohen dhe përpunohen grafikisht.

Porosite mund të bëhen nga 100-300 copë me cmim 250 leke/copa printim digjital dhe në këtë rast modelin/imazhin mund ta ndryshoni për çdo 100 cope sasi. Ndërsa cmimi për porositë mbi 300 copë e lart është 200 leke/copa, printim offset. Modeli në këtë rast mund të ndërrohet për çdo 300 copë. Çmimi përfshin zarf të thjeshtë për çdo kartoline.

Gjithashtu ne ofrojme dhe kartoline elektronike me kosto totale 15,000 leke.

Na kontaktoni për sqarime të mëtejshme. Faleminderit!