Kartolinat 2017
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës. Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2017 janë gati.
Të ardhurat nga shitja e kartolinave na ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve tona terapeutike për fëmijët më në nevojë që frekuentojnë qendrën tonë të shërbimeve "PRO PAK" e cila ofron për momentin shërbime për rreth 70 fëmijë dhe individë me aftësi të kufizuara dhe me sfida në zhvillim.
Gjeni më poshtë versionet e këtij viti të kartolinave tona, punime të bëra nga fëmijët e Qendrës tonë gjatë programeve terapeutike.
Porositë mund të bëhen nga 50-300 copë me çmim 250 leke/copa printim digjital dhe në këtë rast modelin/imazhin mund ta ndryshoni për çdo 50 copë sasi.
Ndërsa çmimi për porositë mbi 300 copë e më shumë është 200 leke/copa, printim offset.
Modeli mund të ndërrohet në çdo 300 copë sasi. Çmimi përfshin zarf të thjeshtë për çdo kartolinë.
Mbetemi në dispozicion për çdo pyetje apo informacion shtesë.