Lajmet e fundit

Tetori të caktohet si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down

Down Syndrome Albania, bashkë me qendrat Jonathan dhe Future for You, kanë rënë dakord që në Shqipëri Tetori të caktohet si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down.

DSA vendosi të lançojë zyrtarisht krijimin e saj pikërisht në këtë muaj, Tetor 2013 dhe të organizojë aktivitetet si më poshtë për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sindromë mes palëve të interesit.

5-30 Tetor - Fushatë mediatike ndërgjegjësuese "Të gjithë kemi nevojë për një mundësi për të treguar aftësitë tona"
25 Tetor - Koncert bamirësie i tenorit me famë botërore, ambasador i DSA, ne TKOB, ora 20:00
26 Tetor - Ekspozitë fotografike e fotografit turk me sindromën Down, Robert Cem Osborn, titulluar "Istanbul, the way i see it...", në galerinë ZETA, ora 11:00 - 18:00
27 Tetor - Tryezë e rrumbullakët me temë "Arsimi gjithëpërfshirës një realitet ende i paprekshëm në sistemin arsimor shqiptar". Organizuar nga DSA, me mbështetjen e Save the Children në Shqipëri.

Aktivitetet e Tetorit 2013, u mundësuan falë sponsorit gjeneral ALBtelecom dhe Eagle Mobile si dhe sponsorit mbështetës Raiffeisen Bank.