previous arrow
next arrow
Slider

Pyetje&Përgjigje

Pyetje: Çfarë është sindroma Down?
Përgjigje: Trupi i njeriut përbëhet nga triliona qeliza. Qelizat janë pjesë të vogla dhe mund të shihen vetëm me anë të mikroskopit. Brenda qelizave kemi pjesë akoma më të vogla të quajtura kromozome. Shumica e njerëzve kanë nga 46 kromozome në qelizat e tyre. Individët me sindromën Down kanë nga 47 kromozome në qelizat e tyre, dhe kjo ndikon tek zhvillimi i tyre.
Sindroma Down është një gjendje kromozomike si rrjedhojë e prezencës së një kopje të tretë të kromozomit 21 në qelizën e njeriut të lindur me sindromën Down.

Pyetje: Si e marrin individët sindromën Down?
Përgjigje: Nuk mund “ta marrësh” sindromën Down; çdokush që ka sindromën Down, ka lindur me të. Sindromën Down mund ta kenë njerëz nga e gjithë bota, pa dallime.

Pyetje: Është sindroma Down e trashëguar?
Përgjigje: Ekzistojnë tre lloje të sindromës Down, Trisomia 21, Traslokacioni dhe Mosaicizmi. Nga këto më e hasura është Trisomia 21. Traslokacioni, i cili përbën 3% deri në 4% të rasteve, është i vetmi lloj i Sindromës Down që ka komponent trashëgues.

Pyetje: Fëmijët me sindromën Down pëlqejnë të njëjtat gjëra sikurse fëmijët me zhvillim tipik?
Përgjigje: Po. Kur të njohësh dikë me sindromën Down, do ta kuptosh që secili nga ata ka personalitetin e vetë dhe ka dëshirat e tij si çdo individë tjetër. Nëse ata duan, ata mund të jenë pjesë e ekipeve sportive, të merren me art, të luajnë në instrumente etj. Edhe fëmijët me sindromën Down, si të gjithë fëmijët tjerë duan të kënaqen dhe të kenë shokë.

Pyetje: Pse quhet sindroma Down?
Përgjigje: Sindroma Down, për herë të parë ka qenë e studiuar dhe e përshkruar nga shkencëtari i njohur John Langdon Down, dhe rrjedhimisht ka marrë këtë emër.

Pyetje: Munden fëmijët me sindromën Down të shkojnë në shkollë?
Përgjigje: Po. Fëmijët me sindromën Down janë pjesë e klasve gjithëpërfshirëse, ndjekin mësimet me bashkëmoshatarët e tyre që kanë zhvillim tipik. Disa nga ta frekuentojnë shkollat speciale, marrin mësime shtesë. 

Pyetje: Janë fëmijët me sindromën Down gjithnjë të lumtur?
Përgjigja: Jo. Si çdo individë tjetër edhe individët me sindromën Down kanë ndjenja dhe i shprehin ato në përshtatshmëri me kontekstin.

Një letër për birin tim!

Biri im i bukuri ti dhe pak dite dhe mbush vitin e dyte te jetes tende,e une vitin e dyte te lumturise time te vertete, te ekzistences time me nje kuptim!

më shumë

Evente

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • Festojmë 1 Qershorin

    Festa e 1 Qershorit

  • Kampi Veror DSA

    Kampi Veror DSA

  • Të ndarë - Të bashkuar

    Të ndarë - Të bashkuar

  • Tetori - Muaji i ndergjegjesimit i Sindromes Down

    Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit

  • 21 Marsi - Dita boterore e Sindromes Down

    21 Marsi

Lajmet e Fundit

DEKLARATË PËR MEDIAN  3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

DEKLARATË PËR MEDIAN 3 Dhjetori - Dita …

Fondacioni “Down Syndrome Albania” - Qendra e Shërbimeve “PRO PAK” (pjesë e fondacionit) DEKLARATË PËR MEDIAN 3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e...

03-12-2025

Më shumë

Covid 19 - 117 OSHC i kerkojne Qeverise …

Tiranë, 24 Mars 2020 Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

07-04-2020

Më shumë

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirë…

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all! U mbajt gjatë kësaj jave nga...

18-03-2019

Më shumë

DONATORET