Të mbyllura

Të mbyllura

1. Edukimi gjithëpërfshirës, ende jo realitet në Shqipëri

Datat: 16 Shtator 2013- 20 dhjetor 2013

Donator: Save the Children

2. Krijimi i grupit prindëror të personave me SD dhe mbështetja e tyre pranë DSA

Datat: Nëntor 2013- Mars 2014

Aktivitetet kryesore:

  • 1. Vizita për shkëmbim eksperiencash mes përfaqësuesve të DSA dhe DSK në ambientet e DSK Prishtinë.
  • 2. Prodhim i broshurave informuese në fushën e shëndetësisë, përkrahjes sociale/ punësimit dhe arsimit gjithëpërfshirës.
  • 3. Takime me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe sociale për të vendosur një urë bashkëpunimi për identifikimin dhe mbështetjen e menjëhershme të prindërve dhe të fëmijëve.
  • 4. Mbështetja dhe fuqizimi i kompetencave të prindërve me SD, duke gërshetuar dialogun, reciprocitetin, aleancën mes familjeve të fëmijëve dhe ngritjen e një rrjeti relacionesh dhe suporti me institucionet e mbështetjes dhe specialistësh.
  • 5. Realizimi i një baze të dhënash me të dhënat anagrafike për prindërit dhe fëmijët.

 

Donator: Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë- Soros

3. Përmirësimi i aksesit dhe rritja e cilësisë së shërbimeve të edukimit publik dhe shërbimeve shëndetësore për fëmijët me SD në Shqipëri

Datat: Nëntor 2014- Mars 2016

Aktivitetet kryesore:

  • 1. Trajnim i edukatorëve dhe psikologëvë të çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.
  • 2. Konferencë Shkencore “Aspektet shëndetësore dhe mirëqenia e individëve me SD”.
  • 3. Përkthim dhe prodhim I udhërrëfyesit të kujdesit shëndetësor për individët me SD
  • 4. Hartim dhe publikim I udhërrëfyesit praktik për edukatorët dhe psikologët e çerdheve dhe kopshteve.
  • 5. Takime periodike me prindër.
  • 6. Takime dhe nënshkrim i marrëveshjes institucionale 3 vjeçare me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

 

Donator: Ambasada Amerikane, Grantet e Vogla për Demokraci

4. Më mbështet, më zhvillo, më drejto për një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Datat: Tetor 2015- Gusht 2016

Aktivitetet kryesore:

  • 1. Ndërhyrja e hershme terapeutike individuale (terapi fizike, psikomotricitet, terapi zhvillimi dhe okupacionale, asistencë pedagogjike dhe terapi e të folurit dhe gjuhës).
  • 2. Trajnime dhe takime informuese dhe orientuese në kuadër të suportit të grupit prindëror.
  • 3. Vlerësim dhe trajtim I fëmijëve me SD në qytete të tjera të Shqipërisë dhe takime informuese dhe orientuese pranë familjes të fëmijës me SD në qytetet, fshatrat që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania.

Donator: Bordi i Ceshtjeve te Mira te Llotarise Kombetare

5. Te jetosh me 47 kromozome ne Shqiperi

Datat: Mars 2016- Tetor 2016

Aktivitetet kryesore:

  • 1. Ekspozite personale e Irma Nika, vajzes nga Bulqiza me sindromen Down, ne qytetin e Bulqizes per te promovuar talentin dhe aftesite e saj ne ambientin e saj te perditshem duke sjelle keshtu dhe nje ndryshim te qasjes se komunitetit ndaj saj.
  • 2. Ekspozite personale e Irma Nika, vajzes nga Bulqiza me sindromen Down ne qytetin e Tiranes per tu prezantuar para nje audience me te gjere si forme ndergjegjesimi mbi aftesite dhe potencialin e te rinjve me sindromen Down.
  • 3. Ekspozite shetitese “Edhe une jam veper arti” ne qytetin e Kurces, Shkodres, Sarandes dhe Durresit.
  • 4. Foto- Reportazh me femije/ individe me sindromen Down ne qytete te Shqiperise me qellim sjelljen e realiteteve te ndryshme te individeve me sindromen Down qe jetojne ne Shqiperi.
  • 5. Foto- Reportazh me femije/ individe me sindromen Down ne qytete te Shqiperise me qellim sjelljen e realiteteve te ndryshme te individeve me sindromen Down qe jetojne ne Shqiperi
  • 6. Takimi dhe ekspozita permbyllese ku do te shfaqen fotografite e udhetimeve dhe do te diskutohet mbi rendesine dhe impaktin e projektit.

Donator: Ministria e Kultures