previous arrow
next arrow
Slider

Si nisi

Si nisi

Si nisi?

  • Scritto da Super User
  • Categoria: Si nisi
  • Visite: 14532

Kur ne, prindërit e Arbit, mësuam se djali ynë kishte sindromën Down, të humbur mes ndjenjave shokuese dhe frikës përballë të panjohurës, filluam të kërkonim informacion mbi këtë sindromë. Përpos faktit që më së shumti në fillim hasëm informacion shumë të vjetër (mitik) dhe aspak të vërtetë (faktik), u zhgënjyem shumë kur kuptuam që informacioni online në shqip për këtë sindromë nuk kalonte disa rreshta, ku më së shumti sindroma Down shpjegohej në termat mjekësor të saj. Pasi kuptuam me cfarë kemi të bëjmë dhe nevojat për terapi për djalin tonë, kërkuam për qendra të mundshme të specializuara për fëmijët me sindromën Down në Tiranë, por dhe këtë herë u përballëm me zhgënjimin e radhës. E kur kuptuam që situata dhe në aspektin e ndërgjegjësimit ishte në "zero", filluam të projektonim këtë që ekziston sot "Fondacioni dhe Qendra e Shërbimeve Down Syndrome Albania". Nëse ju që po lexoni tani jeni prindër të rinj dhe po luftoni me ndjesitë shokuese e turbulluese të lajmit që fëmija juaj ka ardhur në jete me një kromozom me shumë, duam t'u themi që "nuk jeni vetëm e të mos kini frikë. Është një rrugë e gjatë kjo e jona, plot sfida por pa diskutim plot shpërblime, nga e cila më e madhja prej tyre është dashuria pa kufi për fëmijën dhe dashuria pa kufi e fëmijës për ne". Me mbështetjen prindërore dhe ndihmën e specializuar ne mund t'ju sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme gjithëpërfshirëse, një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe ne me të mundshmen, një jete të pavarur"

Urojmë të gjeni të volitshme këtë faqe por mbi të gjitha të arrijmë të përmbushim misionin tonë "Përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down dhe familjarëve të tyre në Shqipëri".

 

Ju urojmë fat në rrugën e jetës!

Kledjan dhe Emanuela Zaimi

Një letër për birin tim!

Biri im i bukuri ti dhe pak dite dhe mbush vitin e dyte te jetes tende,e une vitin e dyte te lumturise time te vertete, te ekzistences time me nje kuptim!

më shumë

Evente

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • Festojmë 1 Qershorin

    Festa e 1 Qershorit

  • Kampi Veror DSA

    Kampi Veror DSA

  • Të ndarë - Të bashkuar

    Të ndarë - Të bashkuar

  • Tetori - Muaji i ndergjegjesimit i Sindromes Down

    Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit

  • 21 Marsi - Dita boterore e Sindromes Down

    21 Marsi

Lajmet e Fundit

Covid 19 - 117 OSHC i kerkojne Qeverise …

Tiranë, 24 Mars 2020 Drejtuar: SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

07-04-2020

Më shumë

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirë…

Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjithë! - Building an inclusive school for all! U mbajt gjatë kësaj jave nga...

18-03-2019

Më shumë

Koment mbi statistikat e vitit 2018 për …

  Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me departamentin e Shërbimit Social Shtetëror, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë...

05-02-2019

Më shumë