previous arrow
next arrow
Slider

Ne kuader te 21 marsit

Ne kuader te 21 marsit

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe”

Fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” (Lots of Socks), është një fushatë simbol në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down. 

Pjesëmarrja në këtë fushatë rrit ndërgjegjësimin ndaj të drejtave dhe nevojave të individëve me sindromën Down; dëshmon mbështetje ndaj kauzës së tyre dhe tregon solidaritet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.
Fondet e mbledhura nga shitja e çorapeve, ndihmojnë Fondacionin Down Syndrome Albania për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e shërbimeve PRO PAK, ku trajtohen çdo vit rreth 70 fëmijë me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, në spektër të Autizmit, sindroma të tjera të rralla e deri në raste të fëmijëve me çrregullime në të folur si rrjedhojë e humbjes së dëgjimit).


Si mund të bëheni pjesë:

 

1. Porosisni çorapet duke plotësuar formularin nëse dëshironi qe t’jua dërgojmë më postë*.

Ose


2. Blijini çorapet në një nga pikat e shitjeve si më poshtë, duke nisur nga data 13 Mars 2024
dhe

  • Hapat e Vegjël, Rruga e Kavajës
  • LeFutur, rruga Sami Frashëri
  • Prenatal, TEG
  • Prenatal, QTU
  • Okaidi, TEG
  • Okaidi, QTU
  • Dyqani i lodrave, Toptani Center
  • Dyqani i lodrave, Ring Center

3. Vishini çorapet me dt 21 Mars, apo përgjatë gjithë marsit dhe postoni foto me to veshur në
profilet e mediave tuaja sociale. Etiketoni faqet e mediave sociale të Fondacionit Down
Syndrome Albania si dhe përdorni “hashtags”: 

#21Mars, #DitaBoteroreeSindromesDown #CorapetShumengjyreshe #DSAlbania 

#21March #WorldDownSyndromeDay #LotsOfSocks #LotsOfSocksAlbania #DownSyndromeAlbania

* Nëse dëshironi t’i bleni çorapet në ndonjë dyqan, nuk duhet të plotesoni formularin.
* Një palë "Çorape Shumëngjyrëshe" kushtojnë 500 lekë/pala - masa për fëmijë dhe 700 lekë/pala - masa për të rritur.
* Për porosi në të gjithë Shqipërinë shërbimi postar ofrohet me tarifë 200 lekë/porosi pavarësisht sasisë së palëve dhe pagesa e porosisë i bëhet Cash korrierit.

*Për porosi jashtë Shqipërie, tarifa postare varion nga gramatura dhe shteti, zakonisht nga 400-600 lekë/palë çorape, por kosto finale do t’ju komunikohet me whats app para postimit të dërgesës.

Falenderojmë nga zemra sponsorët e kësaj fushate dhe të 21 Mars 2024, ditës botërore të Sindromës Down:


Raiffeisen Bank Shqipëri 

Atelier 4 

Ultra 

Geah Belle 

E&D Shop

Mbështet Fondacionin "Down Syndrome Albania" (DSA)!

"Down Syndrome International (DSI)" dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" (DSA) ftojnë këdo në mbarë botën të veshin "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" më 21 mars 2020, për të rritur ndërgjegjësimin për Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).
Duam që njerëzit të flasin mes tyre për 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD)!

Ne mund ta bëjmë këtë nëse të gjithë veshim çorape ... POR JO NJË PALË ÇORAPE ÇFARËDO... vishni çorape nga fushata zyrtare "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE 2020" (Lots of Socks Campaign), çorape të gjata, çorape me dizenjo të veçantë, ose edhe 3 çorape (për 3 kromozome). Nëse ju zakonisht nuk vishni çorape, atëherë vishini ato në këtë ditë.
Zgjedhja është e juaja, por ju kërkojmë që të bashkoheni me ne duke veshur diçka për të cilën njerëzit do t'ju pyesin dhe në këtë mënyrë ju mund t'ju flisni mbi Ditën Botërore të Sindromës Down (DBSD).

Është e lehtë për t'u bërë. Kudo që të jeni, në shtëpi, çerdhe,kopësht, shkollë, universitet, punë, palestër, në udhëtim, me pushime apo kudo tjetër, bashkohuni me ne!

Më 21 mars 2020, vishni "ÇORAPET SHUMËNGJYRËSHE" dhe ftoni të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

Read more

A letter to my son!
from the Founder of Down Syndrome Albania Foundation

My dearest, a little while longer and you will turn two years of age, and I will be experiencing the second year of my true happiness, my meaningful existence!

more

Events

  • Buddy Walk® Tirana

    Buddy Walk® Tirana

  • October - Increase Awareness

    October - Increase Awareness Month

  • 21st of March - World Down Syndrome Day

    21st of March

  • Buddy Walk® Tirana - October

    Buddy Walk® Tirana - October

  • Separated -  United

    Separated - United

Latest News

Covid 19 - 117 Albanian CSOs, ask Albani…

TO:      H.E.Mr. Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania, Mrs. Ogerta Manastirliu, Minister of Health and Social Protection and...

07-04-2020

Read more

OSCE supports therapeutic services for c…

OSCE Prezence in Albania has donated a substantial fund for providing therapeutical services for 38 children with disabilities of Down...

05-02-2019

Read more

The aging of the population with Down sy…

The aging of the population with Down syndrome is a positive sign

02-02-2017

Read more