Materiale/Publikime

Të drejtat e njeriut nën optikën e të rinjve

Fondacioni Down Syndrome Albania, gjatë zbatimit të këtij nën granti ka angazhuar 30 të rinj për të shkruar esetë e tyre rreth të drejtave të njeriut. Këto ese përcjellin dijet dhe reflektimet e tyre në përfundim të një serie trajnimesh mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Krahas trajnimeve këta të rinj janë angazhuar si vullnetarë apo operatorë në shoqërimin e të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale pjesë e kursit të autonomisë sociale.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë të rinjtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në projekt, dhe urojmë që çdo lexues i këtyre eseve, të motivohet dhe frymëzohet për të qenë një qytetar aktiv në përkrahjen e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.