Logo

Kursi i autonomisë personale për fëmijët 3-13 vjeç

Autonomia personale ka të bëjë me zhvillimin ose ruajtjen e aftësive praktike të jetesës së përditshme.

Në këtë kurs punohet me programet që nxisin vetëdijen personale dhe vetëvlerësimin në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetesës së vetë individit. Nëpërmjet këtij kursi fëmijët mësojnë aftësi të reja, të tilla si: • Vetëkujdesi për higjenën: Larja e duarve, higjena e gojës, procesi i tualetit, procesi i dushit, etj
• Proceset e veshje- zhveshjes dhe identifikimin e zgjedhjen vetë të veshjes
• Proceset e ushqyerjes së pavarur dhe të kujdesit për mjedisin e kuzhinës: përgatitja e një vakti të thjeshtë; shtrimi i tavolinës, etj
• Kujdesi për ambientin e ndenjes, i fjetjes, etj.

Ekipi i specialistëve ndërhyn aty ku është më e nevojshme, bazuar në nevojat e fëmijës. Autonomia personale mbetet gjithmonë objektivi themelor që ndiqet në punën me fëmijët dhe për këtë qëllim ky kurs ndihmon të gjithë pjesëmarrësit për të qenë sa më të pavarur.

Template Design © Joomla Templates | GavickPro. All rights reserved.